Prishtinë – Lirohet nga aktakuza ish-kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) Fitim Shishani, ndërsa me 1 vit e 5 muaj burgim me kusht për sh-drejtoreshën për Hetime Speciale, Valbona Osmani si dhe 1 vit e 5 muaj burgim me kusht për ish-drejtorin e Departamentit për Hetime në këtë institucion, Jetullah Aliu.
Aktgjykimi ndaj të njëjtëve u shpall të enjten nga gjyqtarja Donika Shala-Abdyli, raporton ”Betimi për Drejtësi”.
Të akuzuarit Osmai dhe Aliu janë dënuar secili veç e veç për 1 vit e 5 muaj i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse brenda periudhës verifikuese prej 1 viti nga kur ky aktgjykim bëhet i plotëfuqishëm nuk kryejnë vepër tjetër penale.
Po ashtu sipas këtij aktgjykimi, dy të akuzuarit detyrohen të që t’i paguajnë shpenzimet e procedurës dhe në emër të paushallit gjyqësor 50 euro dhe në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit shumën 30 euro.
Kundër këtij aktgjykimi, lejohet e drejta e ankesës në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të të nijetit me shkrim.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 4 nëntor 2019, i kishte liruar nga akuza, Fitim Shishanin, Valbona Osmanin dhe Jetullah Aliun, me arsyetimin se nuk ishte provuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale që u vihej në barrë.
Mirëpo pas ankesës së prokurorisë, Gjykata e Apelit, më 27 prill 2020, e ka anuluar aktgjykimin e Themelores dhe lëndën e ka kthyer në rigjykim dhe rivendosje.







