Lirohet në gjendje të mirë shëndetësore foshnja e cila ishte prekur me COVID-19

Foshnja e cila ditë më parë ishte infektuar me COVID-19, dhe ishte rasti i parë i tillë në Kosovë, sot është liruar nga Klinika e Neonatologjisë.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i kësaj klinike , Xhevdet Gojnovci.

Ai tha se foshnja është liruar në gjendje të mirë shëndetësore.

“Foshnja është liruar sot nga Klinika në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë është pranë prindërve”, ka thënë Gojnovci.

Foshnja u trajtua për më shumë se 1 javë në Klinikën e Neonatologjisë dhe tani është bashkuar me prindërit e saj.