Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti javën e kaluar përmes rrjetit social facebook kishte kërcënuar me vrasje liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Menjëherë pas këtij kërcënimi ai u arrestua nga Policia e Kosovës ku ishte dërguar në mbajtje për 48 orë. Në seancën e mbajtur të hënën me 30 dhjetor në gjykatën themelore në Prishtinë, Prokuroria Themelore kishte këkuar 30 ditë paraburgim për Haxhi Hotin.

Por Gjykata Themelore nuk e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka marrë vendim që Haxhi Hoti të lirohet nga arresti  dhe t’i caktohet masa e ndalimit për të iu afruar vendit apo personit të caktuar, në këtë rast Albin Kurtit.

Lajmin e ka konfirmuar përmes telefonit  zëdhënësja  për informim e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.