Lirohet Dragiçeviq, vazhdojnë protestat masive në Sarajevë dhe Beograd

Autoritetet në Republikën Serbe të Bosnjës kanë liruar nga paraburgimi Dovar Dragiçeviq, arrestimi i të cilit ngriti tensione në vend.

Dragiçeviq, tash e sa kohë, po organizon protesta për të kërkuar të vërtetën rreth vdekjes së djalit të tij, David Dragiçeviq.

Policia arrestoi Dragiqeviçin, të martën, mbi akuzat se protestat e tij përbënin një kërcënim për sigurinë.

Disa persona të tjerë gjithashtu u arrestuan, duke përfshirë disa politikanë të opozitës.

Mbështetësit e familjes u mblodhën në protestë, duke u përleshur me policinë në qytet.

Lëvizja “Drejtësia për Davidin” e Dragiçeviq ka kërkuar informacion në lidhje me vdekjen e djalit të tij 21-vjeçar, në mars të këtij viti.

Ajo ka frymëzuar protesta anti-qeveritare që kanë pasqyruar pakënaqësi të gjerë popullore mbi korrupsionin dhe papunësinë në vendin ballkanik, transmeton AP.

Tubimet mbështetëse për prindërit e 21 vjeçarit, David Dragiçevic, do të mbahen të mërkuren në Sarajevë dhe Beograd.