Lirohet avokati Gazmend Halilaj, thotë se u la pa bukë e pa ujë

Avokati Gazmend Halilaj i vënë në arrest shtëpiak si i dyshuar shkak të veprës penale keqpërdorim seksual ndaj nxënëses nga Drenasi është liruara.

Halilja për Ballkani.info ka konfirmuar lirimin duke thënë se ai është liruar nga arresti shtëpiak.

Tutje ai ka thënë se pavarësisht torturave siç i quan ai ja ka dalë. Ai ka theksuar se rasti është duke u vazhduar.

“Po sot jam liruar nga arresti shtëpiak. Pavarësisht që um kanë lënë pa ngrënë e pa pi, pa ilaqe prap ja kam dalë. Rasti ende është duke vazhduar”, ka theksuar ai për Ballkani.info

Kujtojmë që avokati Halilaj denoncoi rastin e abuzimit seksual me nxënësen nga Drenasi. /Ballkani.info/