Lirohet aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, hap rast penal ndaj truprojave të Thaçit

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Veron Hasani, është liruar dhe ka inicuar rast penal ndaj truprojave të presidentit Hashim Thaçi.

Ai ishte ndaluar nga Policia e Kosovës, ndërsa paraprakisht dyshohet se ishte rrahur nga truprojat e Thaçit, të cilët thotë se i kanë shkaktuar lëndime të shumta dhe ka marrë trajtim urgjent në QKUK.

Ngjarja ndodhi pasi aktivisti kishte përdorur gjuhë fyese teksa presidenti po mbante një konferencë për media.