Deputeti serb Sllobodan Petroviq u deklarua sot se u sulmua nga dy persona nga i njëjti komunitet.

Në një konferencë për media Petroviqi pohoi se më së shumti u sulmua nga këshilltari i ish ministrit të Bujqësisë Nenad Rikallo, pasi për këtë të fundi i kishte bërë publike disa dëshmi.

“Në mëngjes isha mysafir në RTK, aty kam bërë disa deklarata rreth punës së ish-ministrit Rikallo, pra këtë e them se personi që me sulmoi ishte këshilltari i Rikallos, Millan Kostiq. Ai fillimisht me ka sulmuar me fjalë të pahijshme. Unë u afrova dhe e pyeta se çfarë ishte puna, e mori shishen në dorë, dhe më tha që do të godas dhe do ta thyej kokën. Personi tjetër që ishte në tavolinë me të u afrua dhe më tha që do t’i qërojmë hesapet, dhe në atë rrëmujë më ra telefoni në dorë, dhe e mora telefonin, në dorë”, ka sqaruar për sulmin Petroviq.

Për këtë rast policia kishte shoqëruar në polici dy persona.

Ndërkaq për Ballkani.info Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtnë Imer Beka tha se janë tre të dyshuar në lidhje me këtë rast dhepas marrjes në pyetje personat janë liruar me procedurë të rregullt. Pasi në bazë të pamjeve nga video që kemi parë, shihet se sulmi ka qenë më shumë verbal se sa fizik.

“Sido që të jetë rasti konsiderohet sulm pasi i tillë është paraqitur edhe nga ankuesi, por tre të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt, dhe me rastin ende do të merret prokuroria”, tha Beka. /Ballkani.info/