Pas më shumë se 10 orëve, janë liruar katër personat, zyrtar të Telekomit të Kosovës.
Burime të “Indeksonline” mësojnë se Armend Osaj, Isa Smalaj, Fatmir Tërnava si dhe Nsim Gashi janë liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit në stacionin e policisë në Prishtinë.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka kryer një aksion mëngjesin e sotëm në “Telekomin” e Kosovës.
Bastisjet janë kryer në zyrën e burimeve njerëzore dhe në atë të prokurimit.







