Lirohen nga burgu vëllezërit Geci nga Drenica

Rrustem dhe Hetem Geci nga Llausha e Skenderajt janë liruar nga burgu, tregojnë burime të “Indeksonline”.

Të njëjtit para pesë vitesh ishin dënuar me 13 vite nga Gjykata Themelore në Mitrovicë (trupi gjykues nga EULEX-i) për krim lufte.

Gecët ishin shpallur fajtorë për krim të luftës kundër popullatës civile për vrasjen e Gani Berishës më 18 qershor 1999 në qendrën mjekësore në Skenderaj.

Po ashtu, Gjykata i shpalli të pandehurit të pafajshëm për vrasjen e Vehbi Berishës dhe lëndimin e Isa dhe Musa Vojvodës më 18 qershor 1999 në Skenderaj.

Vlen të theksohet se rasti është ndjekë penalisht nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.