Lirohen dy ushtarët e FSK-së, tre orë u intervistuan nga autoritetet serbe

Dy pjesëtarët serbë të Ushtrisë së Kosovës, të cilët ishin ndaluar herët në mëngjes nga autoritetet serbe, tashmë janë liruar.

Alen dhe Anel Ujkanovic ishin ndaluar në pikëkalimin kufitar në Jarinjë dhe ishin intervistuar nga autoritetet serbe për tre orë rresht.

Anel Ujkanovic ka konfirmuar se tani janë në Novi Pazar.