Lirohen dy serbët e arrestuar për spiunazh në Kosovë

Mediat në gjuhën serbe bëjnë të ditur se dy serbët e arrestuar ditë më parë në pikëkalimin kufitar midis Kosovës e Serbisë te Dheu i Bardhë, me dyshimin për aktivitet spiunazhi, janë liruar.

RTK2 rikujton se Trajan Trajkoviq dhe Boban Dajiq janë liruar sot.

Prokuroria në Gjilan tha se dy serbët e arrestuar u kapën me dokumente për zyrtarë serbë me pozita nëpër komuna, që do t’ia dorëzonin Beogradit.

Reagimi në lidhje me këtë nga Beogradi ishte i ashpër, i cili e dënoi ashpër veprimin e Policisë së Kosovës.

loading…