Prokuroria e Krimeve të Rënda dhanë sot masën e sigurisë për katër policët e Kukësit që dhanë vendimin për lirimin e Naser Gashit, të dënuar me 7.4 vjet burgim.

Gjykata e Krimeve të Rënda ndryshuan masën e sigurisë për të arrestuarin Kujtim Spahiu, duke e lënë në “arrest në shtëpi”. Gjithashtu, janë lënë pa masë sigurie edhe dy oficerët që ishin detyrim paraqitje, Ferdinad Xheta dhe Shkelzen Ibajn. Për të shpallurin në kërkim, Agim Basha u rikonfrimua masa “arrest në burg”, raporton Ballkani.info

Ndaj katër policëve ka nisur një hetim, sipas të cilit, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin dhe në mos-përmbushje të ushtrimit të detyrës, kanë sjellë pasojë lirimin nga dhomat e paraburgimit të shtetasit Naser Gashi, të cilin Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e ka dënuar me 7.4 vjet burg.