“Liria ka emër UÇK”, Mozzik dhe Endrit Thaçi shfaqen bashkë në bjeshkë

Këngëtari i njohur Mozzik të shtunën e ka kaluar bashkë me djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçin.

Madje ata së bashku kanë postuar edhe një fotografi ku shihen në maje të një bjeshke me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në fotografinë e postuar në “InstaStory” të Mozzikut e që u shpërnda edhe nga Endriti, shkruhej “Liria ka Emër #UCK”.

Kujtojmë që ish-presidenti i vendit Hashim Thaçi është duke qëndruar në paraburgim në Hagë nën akuzat për krime lufte e krime kundër njerëzimit.