Formacionet

Liria dhe Feronikeli ’74 synojnë vetëm tri pikët, formacionet zyrtare

Liria dhe Feronikeli do të përballen sot (e diel) me fillim nga ora 13:00 në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ në Prizren, në kuadër të javës së 24-të në elitën e futbollit kosovar.

Prizrenasit po kalojnë në një formë shumë të dobët këtë sezon dhe praktikisht e kanë të pamundur mbijetesën këtë sezon, ani pse ka ende ndeshje për tu luajtur.

Feronikeli ’74 në anën tjetër do të synojë rikthimin tek fitoret pasi ka pesë ndeshje pa rezultat pozitiv dhe do të kërkojë t’i shmanget zoëns së barazhit.

Të dy trajnerët e kanë nisur me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.

Formacionet zyrtare:

Liria: Frashëri, Abazi, Cela, Sisoko, Kapra, Gashi, Beseni, Basha, Mecja, Gjumsi, Ekpai.

Feronikeli 74’: Pas pak…