Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka falënderuar qytetarët për përkrahjen e madhe dhe pjesëmarrjen e entuziazmuar në tubimin e mbajtur sonte.

“Sonte treguat dashuri, besim, si dhe përkushtim për Lipjanin tonë. Energjia juaj më dha forcë, pjesëmarrja juaj më dha shpresë, e mbështetja juaj e vulosi fitoren! Kjo fitore është e juaja! Është koha për fitoren e Lipjanit tonë!”, ka deklaruar Buja.

Ai ka theksuar se mbështetja e qytetarëve është dëshmi e qartë se Lipjani është gati për ndryshim dhe për një të ardhme më të mirë.