Aty ku mbrohen vlerat kombëtare, aty ku kërkohet zëri i qytetarit, aty ku sporti ka nevojë për mbështetje, aty ku një familje kërkon ndihmë, aty është ish luftetari i UÇK-së, Arsim Jashari. Jo për fotografi, por për kontribut. Jo për duartrokitje, por për përgjegjësi.
Ky është modeli i ri i politikanit: Nuk fshihet pas mandatit, nuk hesht para problemeve dhe nuk i kthen shpinën qytetarit. Del përballë sfidave, dëgjon, vepron dhe mban përgjegjësi.
“Besoj se politika fiton kuptim vetëm kur i shërben njerëzve. Prandaj, për mua mandati nuk është privilegj, por detyrim ndaj Lipjanit dhe ndaj secilit qytetar. Sepse kontributi nuk matet me fjalë, por me vepra. E kur qytetari ka nevojë, aty duhet të jesh – gjithmonë”, ka thënë Jashari kontributi i të cilit në kohërat më të vështira të vendit ishte shumë i madh dhe e njëjta gjë po vazhdon edhe tash.







