Lipjan: Vetura e godet për vdekje këmbësoren

Rreth orës 17:30, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në fshatin Llugaxhi të Lipjanit.

Vetura e cila ka qenë në lëvizje, ka aksidentuar një këmbësore (femër, 37 vjeçare), e cila si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar edhe Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, e cila ka bërë të ditur se ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor dhe me rastin po mirren njesitet përkatëse. /Ballkani.info/