Rrahje

Lipjan: Rrahin kamerierët në një lokal, arrestohen vëllezërit

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan, të cilët dyshohen se kanë rrahur dy kamarierë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar vëllezër meshkuj K/Shqiptarë, të cilët në një kafiteri të qytetit kishin sulmuar fizikisht dy kamerierë viktimat meshkuj K/Shqiptarë. Njëri nga viktimat si pasojë e sulmit me mjet të fortë kishte pësuar lëndime”, thuhet në raportin e PK’së.

Dy viktimat dhe një i dyshuar kanë marrë tretman mjekësor.