Lipjan: Mbante armë pa leje, arrestohet

Policia e Kosovës njofton se dje në orën 17:30, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Lipjan ka arrestuar një person të cilit pas kontrollit i është gjetur në brez një armë.

Revolja me gaz dhe dy fishekë është konfiskuar nga policia, shkruan Ballkani.info.

I dyshuari pa sintervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. /Ballkani.info/

Komunikata e Policisë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Lidhja e Prizrenit, Lipjan 21.08.2019 – 17:30. Një mashkull K/Shqiptar është arrestuar për shkak se gjatë kontrollit në brez i është gjetur dhe konfiskuar një revole me gaz dhe dy fishekë. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

loading…