Janë lënduar një burrë dhe një grua derisa ishin duke punuar, pasi u kishte rënë përmbi një luhatëse, mbrëmë rreth orës 22:25 në Lipjan, njofton Policia e Kosovës.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të luhatëses, shkruan Ballkani.info.
Inspektorati i punës ka dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa policia nuk raporton për ndonjë të arrestuar. /Ballkani.info/
Komunikata e Policisë:
Lipjan 28.08.2019 – 22:25. Raportohet një mashkull K/Shqiptar dhe një femër K/Shqiptare kanë pësuar lëndime trupore pasi për shkaqe të panjohura është rrëzuar një luhatëse. Në vendin e ngjarjes ka dalë inspektori i punës. Të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar. Nuk raportohet për të arrestuar.







