Lipjan: I dehur shkon dhe rrahë ish gruan

Policia e Kosovës ka raportuar se një burrë nën ndikimin e alkoolit ka shkuar në shtëpinë e ish bashkëshortës së tij, duke e sulmuar atë fizikisht.

Viktima është dërguar në strehimore në Prishtinë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, përcjell Ballkani.info.

Rasti ka ndodhur para dy ditësh.

Komunikata e Policisë

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka shkuar në oborrin e ish bashkëshortes së tij.

Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në strehimore-Prishtinë ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

loading…