Lipjan: Dy të burgosur ia vënë flakën një qelie

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë në orën 20:20 në Qendrën Korrektuese në Lipjan, dy persona ia kane vënë flakën një dhome të vetmisë.

Zjarri është shuar me intervenimin e oficerëve korrektues dhe ka shkaktuar disa dëme të vogla materiale, shkruan Ballkani.info.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka intervistuar dy të burgosurit e dyshuar të cilën e kanë pranuar fajin.

Me rastin është njoftuar edhe prokurori./Ballkani.info/

Komunikata e Policisë:

ZJARRVËNIE
Lipjan 21.08.2019 – 20:20. Zyrtarët korrektues kanë njoftuar se dy dhoma të vetmisë të Qendrës Korrektuese janë përfshirë nga zjarri. Pas intervenimit të oficerëve korrektues zjarri është shuar me dëme të vogla materiale. Lidhur me rastin janë intervistuar nga policia dy të dyshuar të burgosur të cilët kanë pranuar se e kanë shkaktuar veprën, si dhe është njoftuar prokurori.

loading…