Lipjan| Burri rrahë gruan dhe ia merr foshnjën shtatëmuajshe

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur të premten në Lipjan.

Në raportin 24 orësh thuhet se një person ka sulmuar fizikisht gruan e tij, si dhe ia ka marrë foshnjën shtatë muajsh.

DHUNË NË FAMILJE/ Lipjan 07.07.2023-22:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar fizikisht  bashkëshorten  e tij, viktimën femër kosovare dhe ia kanë marr  fëmijën shtatë muajsh viktimës”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit fëmija i është kthyer viktimës dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.