Lipjan

Lipjan, arrestohen katër të mitur, i sulmuan dy tjerë

Janë arrestuar dje katër të mitur në Lipjan pasi të njëjtin i kanë sulmuar dy bashkëmoshatarë të tyre.

Të dyshuarit pas intervistimit në prezencë të prindërve dhe avokatëve me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Haradin Bajrami, Lipjan 07.05.2024 – 13:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) për arsye se kishin sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë po ashtu të mitur. Të dyshuarit pas intervistimit në prezencë të prindërve dhe avokatëve me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.