Lionel Messi rikthen ‘çmenduritë’ e tij – dy super gola dhe një asistim pa shikuar fare që do tu lë gojëhapur

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, po vazhdon të rigjejë formën e tij pas rikthimit në klub, ku mosmarrëveshja mes tij dhe drejtuesve zgjati disa ditë.

Në ndeshjen miqësore që po zhvillohet ndaj Gironas, ylli argjentinas, ka arritur të shënojë dy herë dhe të jap një asistim të jashtëzakonshëm.

Fillimisht ishte asistimi tij që erdhi për Francisco Trincaon, i cili pastaj pasoi te Philippe Coutinho që shënoi për 1-0.

Superylli 33-vjeçar argjentinas pas pasimit të bukur, mori vet fatin e aksionit të radhës mbi supe, duke prodhuar një super gol me një goditje me të djathtën nga jashtë zonës në fund të pjesës së parë (2-0).

Sidoqoftë, Messi nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe golin e dytë personal, duke treguar edhe një herë që ai është larg lojtari më i mirë në qarkullim.

Barcelona po luan kundër Girona në stadiumin “Johan Cruyff” në një ndeshje miqësore përpara fillimit të sezonit të ri të La Liga.