Linja e Qerpikëve me emrin Kosova – Serbët iu vërsulen blogeres shqiptare me komente vulgare

Blogerja shqiptare, Foinika Kay që vepron në ShBA së fundmi ka lansuar linjën e qerpikëve artificial të cilën e emëroi “Kosova”.

Në paketimin e produktit mund të shihen edhe motive tjera shqiptare. Por emri i kësaj linje nuk ju ka pëlqyer aspak serbëve. Ata i janë vërsulur në komente me gjuhë vulgare asaj.

Përkundër komenteve të shumta të serbëve, pati edhe shumë komente pozitive që e përgëzuan kosovaren.

Ky produkt është në shitje në gjithë botën dhe në ShBA vetëm se ka filluar të bëhet shumë i njohur.