Lindi foshnjën katër ditë më parë, ndërron jetë 29-vjeçarja në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku një nënë e re ka ndërruar jetë 4 ditë pas lindjes së fëmijës.

Burime bëjnë me dije se 29-vjeçarja lindi fëmijën ditën e shtunë në maternitetin “Koço Glozheni” dhe doli nga spitali të hënën.

Dy ditë pas daljes nga spitali, e reja ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak, raporton Euronews Albania.

Kujtojmë se një rast i ngjashëm ndodhi dhe ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit, ku një 34-vjeçare ndërroi jetë pas abortit të fëmijës.

Në lidhje me këtë rast ka nisur një hetim ndaj mjekëve në maternitetin e Elbasanit.