Linda Halimi mahnit me performancën dhe dukjen në ‘Kënga Magjike’

Linda Halimi është kthyer në festivalin “Kënga Magjike” më një performancë të pëlqyer nga fansat e saj.

“Want my Love” është titulli i këngës me të cilën është prezantuar këngëtarja, ndërsa performanca e saj tashmë është publikuar edhe në YouTube.

https://www.youtube.com/watch?v=KVIIjURUaQ8

Nga ana tjetër, Linda i ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe disa prapaskena nga përgatitja e saj dhe interpretimi në skenë.

“Jam shumë e kënaqur që u ktheva njerëzit e mi. Shpresoj se ju pëlqeu performanca dhe kënga ime në festival! U kënaqa shumë! Falënderim i veçantë trupës së baletit dhe Kozeta Bakiut”.

“Dhe normalisht njerëzit që unë i dua shumë dhe që më kanë qëndruar afër në çdo sekondë dhe për çdo detaj… Publiku: ju dua më së shumti në botë”, ka shkruar mes tjerash këngëtarja.

loading…