Linda Halimi ka kritika ndaj festivalit të RTSH-së

Këngëtarja e njohur, Lindita Halimi duket se është shumë e pakënaqur nga Festivali i RTSH, për të cilin thotë se i ka mbetur peng.

Gjatë bisedës me ndjekësit e saj në trendin e Instagram “pyetje-përgjigje”, Lindita u pyet nga një ndjekës nëse do rikthhet në festivalin Kënga Magjike apo RTSH.

“Të ardhmes si dihet. Por momentalisht RTSH akoma më ka borxh”, tha ajo.

Në vitin 2017, Linda mori pjesë në RTSH ku u shpall fituese me këngën “World” me të cilën prezantoi Shqipërinë në Eurovizion.

Mbetet për tu parë nëse Linda do harrojë të kaluarën dhe do kthehet nga Amerika ku po zhvillon karrierën për të marrë pjesë në festivalet shqiptare.