Linda Halimi bëhet nënë, vjen në jetë vajza Kaimana (FOTO)

Këngëtarja e njohur kosovare e cila që një kohë jeton në SHBA, Linda Halimi është bërë sot nënë për herë të parë.

Lajmin e ka dhënë bashkëshorti i saj amerikan, Davon Edwards, shkruan Ballkani.info.

“Jemi shumë të lumtur dhe të bekuar që t’ju njoftojmë se foshnja jonë e parë vajzë është këtu. Ne jemi absolutisht në dashuri dhe mezi po presim ta marrim në shtëpi. Bashkëshortja kishte shtatëzëni shumë të shëndetëshme dhe lindje të shpejt. Ju falemnderit të gjithë dhe ju dëshirojmë çdo të mirë”, ka shkruar Edwards.

Emrin vajzës, çifti ia ka vënë Kaimana. /Ballkani.info/