Big Brother

Linda: Burri e di që më pëlqejnë femrat, një të dashur e kam pasur në Prishtinë (Video)

Linda Halimi në darkën e të nominuarve sonte ka konfirmuar se është biseksuale. Madje, në bisedë e sipër me Santinen përmendi se ka pasur një të dashur femër, shkruan Insajderi.

Linda shtoi se që kur është martuar nuk ka bë “eksplorime” të tilla, pra të shkojë me një femër.

A i ke bo këto eksplorime para se me qenë e martume apo…“, ka qenë pyetja e Santianes “Po para se me qenë e martume“, tha Linda.

Këtu Linda u kundërshtuan nga Santiana, e cila e përmendi që ajo i kishte thënë diçka tjetër.

“Nuk mundem me u pajtu me ty këtu, se ti më ke thënë se ke qenë me burrin dhe ma ka leju tek shtrati“, tha Santiana ndërkohë Linda konfirmoi se në të kaluarën ka pasur “eksplorime” të tilla.

“Janë pjesë shumë personale. Unë e kam pasur një të dashur femër këtu të Prishtinës, u kanë shumë e bukur. Kaq mundem me të tregu, edhe e kisha bo skip këtë pjesë“, tha Linda teksa shtoi se bashkëshorti i saj e di që ajo i pëlqen femrat.