Limani: Na pret duel i vështirë me Antwerpin, jemi të motivuar për rezultat pozitiv

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani ka folur në një konferencë për media në Belgjikë para duelit të parë me Antwerpin.

Antwerpi dhe Drita do të përballen të enjten mbrëma me fillim nga ora 19:00 në takimin e parë të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, shkruan Demokracia.com.

Mbrojtësi i krahut, Limani deklaroi se atë me bashkëlojtarë e pret duel i vështirë, mirëpo ka shtuar se ata janë të motivuar për rezultat pozitiv.

“Na pret një ndeshje shumë e vështirë nesër, por ne kemi ardhur këtu me vetbesim të plotë se mund të marrim rezultat të mirë. Duhet të jemi të kujdesshëm në çdo aspekt të ndeshjes, sepse në këtë nivel nuk falen gabimet. Jemi shumë të motivuar për të zhvilluar ndeshje të madhe nesër dhe kemi besim që do ti shfrytëzojmë mundësit tona që do të na paraqiten në ndeshje. Kemi dy ndeshje dhe nëse nesër marrim rezultat të mirë, në Prishtinë do të jetë ndeshje e zjarrtë sepse do t’i kemi Intelektualët pas vetës, por fokusin e kemi së pari tek ndeshja e parë. Shpresoj që do të na ec gjithçka siç e kemi planifikuar”, ka deklaruar kapiteni Ardian Limani.

Në konferencë për media foli edhe kryetrajneri Ardian Nuhiu.