Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se zyrtarisht tashmë do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur vet Limaj përmes një postimi në Facebook, përcjell lajmi.net.
“Pas përfundimit të rinumërimit të mbi 1400 vendvotimeve dhe numërimit të të gjitha votave të rregullta, vullneti i qytetarëve të Kosovës u lexua. NISMA dhe koalicioni ynë do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Tanimë mund të flasim për një rezultat të rregullt zyrtar”, ka shkruar ai.
Ai tutje ka falënderuar votuesit e koalicionit Nisma-AKR-PD.
“Me këtë rast, falënderojë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e koalicionit tonë për mbështetje në këtë garë zgjedhore! Ashtu siç kemi thënë nga fillimi NISMA dhe koalicioni ynë do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës falë votës dhe mbështetjes se mbi 42 mijë votuesve.Urime të gjithë votuesve të koalicionit tonë”.







