Limaj viziton disa familje në fshatrat e Shtimes: Kauza me çlirimtarët po përkrahet nga çdo familje

Kryetari i Nismës Socialdemomeate, Fatmir Limaj ka vazhduar takimet me përkahës të tij në komunën e Shtimës. Në këto takime, Limaj ka shpalosur për projektin e tij për zgjedhjet e 14 shkurtit për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Lideri i Nismës thotë se kauza e Nismës me çlirimtarët po mirëpritet nga çdo familje të kësaj zone.

Postimi i plotë:

Në funksion të mobilizimit për zgjedhjet e 14 shkurtit, sot në Shtime kam zhvilluar disa takime të ndara me bashkëluftëtarë e të rinj në qytet dhe në fshatrat Pjetërshticë dhe Zborc, ku pash se kauza jonë për çlirimtarët po mirëpritët në çdo familje të kësaj zone.

Është shqetësuese, që jemi i vetmi vend, që vetëm pak vite mbas luftës për liri e çlirim të një populli të tërë, dëgjohen zëra duke thënë se na keni lodhë me UÇK-në dhe dëshmorët.

E thonë këtë, sepse ata nuk e kanë përjetuar atë çfarë ka ndodhur në Prekaz, Reçak dhe kudo nëpër Kosovë, pra, ata flasin kështu sepse ata nuk kanë pasur asnjëherë ndjeshmëri për vuajtjet e një populli të tërë. Kjo është fyerje për Shtimen e gjithë Kosovën, dhe për këtë, atdhetarë të kësaj zone po rreshtohen fuqishëm krah kauzës sonë kombëtare, në mënyrë që zëri i Çlirimtarëve të jehojë kudo në institucionet tona, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.FL