Limaj vizitë fabrikës Meka: Prioritet i imi është vazhdimi i fuqisimit të prodhuesve vendorë

Kandidati për kryeministër të vendit, Fatmir Limaj, sot ka qëndruar në Dragash, ku ka vizituar kompaninë e fuqishme “Meka”, e cila merret me prodhimin e produkteve të mishit.

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj gjatë kësaj vizite tha se, kjo kompani është model dhe shembulli më i mirë se edhe në Kosovë ka mundësi të prodhohen produkte cilësore me standarde të Bashkimit Evropian.

Tutje, i pari i Nismës, e ka falënderuar pronarin e kompanisë “Meka” për mundësinë që ua ka ofruar njerëzve të kësaj zone të punësohen aty dhe në të njëjtën kohë, ka siguruar se nën drejtimin e qeverisë nga ai, një nga prioritetet kryesore do të jetë vazhdimi i fuqizimit të prodhuesve vendorë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si parakusht për zhvillim më të hovshëm ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës.

loading…