Limaj: Vdekja e Cimës është humbje e madhe për familjen dhe komunitetin e artistëve

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj me rastin e ndarjes nga jeta të artistit Rasim Thaçi – Cima, u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin, duke thënë se me humorin e tij gazmor ai kurr nuk u ndal, duke qenë prezent nëpër familjet tona përmes ekraneve televizive, madje edhe në kohëra aspak të lehta për kombin shqiptarë.

Limaj ka shkruar në Facebook se i ndjeri do të mbetet përherë në kujtesën tonë për rolet e tij në shumë projekte dhe performanca artistike.

“Me humorin e tij gazmor ai kurr nuk u ndal, duke qenë prezent nëpër familjet tona përmes ekraneve televizive, madje edhe në kohëra aspak të lehta për kombin shqiptarë. Vdekja e Cimës padishym është humbje e madhe për familjen e tij, komunitetin e artistëve dhe më gjërë. Në emër të Nismës Socialdemokrate i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin.”, ka shkruar ai.