Limaj tregon nëse do të rikthehet në PDK dhe a ka vija të kuqe me Albin Kurtin

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk do të kthehet në PDK edhe nëse kjo parti mbetet pa kreun e saj Kadri Veseli, nëse Gjykata Speciale ja konfirmon aktakuzën.

“Jo asnjëherë”, ka thënë Limaj kur është pyetur nëse do të kthehet në PDK.

Limaj ka thënë se nuk dëshiron që në fatkeqësi të shfrytëzojë situatat.

“As nuk kam menduar, as nuk mendoj”, ka thënë Limaj në Syri TV.

Kurse i pyetur për një bashkëpunim të mundshëm me Albin Kurtin, ai ka thënë se nuk e përjashton këtë mundësi dhe se partia e tij nuk punon me logjikën e përjashtimit.

Limaj ka shtuar se të gjithë kolegët mund të llogaritin në kontributin e tij për të mirën e vendit.