Limaj thotë se Dëshmorët e Kombit janë meritorët më të mëdhenj për lirinë e Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 5 Majin ditën e Dëshmorëve të Kombit.

Limaj ka thënë se Dëshmorët e Kombit janë meritorët më të mëdhenj për lirinë të cilën e gëzojmë sot.

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka shkruar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, se në këtë ditë kujtojmë dëshmorët jo vetëm të këtij brezi, por edhe të brazave të mëhershëm të cilët sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e atdheut.

“Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, kujtojmë me respekt e krenari Dëshmorët e Kombit të cilët janë meritorët më të mëdhenj për lirinë të cilën e gëzojmë sot. Në këtë ditë kujtojmë dëshmorët jo vetëm të këtij brezi, por edhe të brezave të mëhershëm të cilët sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e atdheut. Qytetarët e Kosovës do t’u jenë përherë mirënjohjes dhe do të përkulen përballë heroizmit e sakrificës së tyre. Lavdi e përjetshme për të gjithë Dëshmorët e Kombit”, ka shkruar Limaj.