Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka deklaruar se Samiti i Berlinit është momenti më i mirë për t’i treguar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq se Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së pa pranuar realitetin e Kosovës.
Bashkëkryesuesi i ekipit shtetëror për dialogun me Serbinë, ka pasur kritika për sjelljen e Bashkimit Evropian ndaj Serbisë, e cila sipas Limajt po avancon drejt BE-së, ndonëse është bërë pengesë për vendet e rajonit.“Është momenti i fundit që Vuçiqit, është një moment i mirë ku mund t’i tregohet qartë që rrugëtimi i tij drejt BE-së mund të bëhet nëse pranon realitetet e Kosovës si shtet i pavarur dhe nuk i pengon popujt fqinj të ecin drejt integrimeve evropiane”, tha Limaj.
Ndryshe,Samiti i Berlinit i cili do të mbahet më 29 prill do të bashkojë udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë në takimin për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe nga Presidenti francez Emmanuel Macron.







