Limaj: Të rinjtë e Kosovës të gatshëm të kontribuojnë në shtet ndërtimin e vendit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar të rinjtë në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.Limaj ka thënë se Kosova është me fat që ka një rini të shëndoshë, inovative, kreative dhe me plot energji pozitive, të gatshëm që të kontribuojnë në shtetndërtimin e vendit.
“Është koha që rinia të marrë përgjegjësi më të mëdha dhe t’u krijohet më shumë hapësirë në vendimmarrje”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Kreu i Nismës ka thënë se përkushtimi dhe angazhimi ynë i vazhdueshëm është që rinia të ketë pozitë sa më të barabartë në shoqërinë tonë si dhe të ketë mundësi të barabarta me të rinjtë evropianë.

loading…