Limaj: Të merremi vesh çka duhet të dialogojmë, mos të kukasim pastaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, në fjalimin e tij në Kuvend ka ftuar deputetët të gjejnë një zgjidhje për siç e ka quajtur temën e rëndësishme të vendit-dialogun. Ai ka thënë se shtatë vite janë humbur në Parlament dhe sipas tij salla e kuvendit është kthyer në arenë të diskutimeve, përplasjeve, garës kush është më patriot etj.

Limaj tha se është më mirë të merren vesh se çka të dialogojnë me Serbinë dhe të mos kukasin pastaj. Përsëriti se shtatë vjet është kukatur në parlament dhe nuk është bërë asgjë për punën e dialogut me Serbinë.

“Kjo seancë do të na shërbëjë të kthehemi në normalitet dhe funksionalitet të plotë institucional.

Parlamenti është kthyer në një arenë të diskutimeve, përplasjeve, garës kush është më patriot.Tema ma e rëndëishmë na ka dalë jashtë kontekstit, dialogu”, tha Limaj, transmeton Express.

Kryenegociatori i bisedimeve i emeëruar nga kryeministri Haradinaj, ka akuzuar deputetët që kanë humbur shumë kohë duke mos bërë asgjë për dialogun. Shtoi se e kanë për detyrë ta orientojnë popullin.