Limaj: Të gjitha partitë nuk kanë ‘qare’ pa e kryer punën me Serbinë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmi Limaj ka deklaruar se të gjitha partitë do të duhet të ulen një ditë që të bisedojnë për të përfunduar çështja me Serbinë. Në një takim me strukturat e partisë së tij në Prizren, Limaj tha se çdo vonesë e dëmton vendin.

Ai tha se nuk shkohet në Bruksel me duar në xhepa, që sipas tij, ka ndodhë deri tani, por duhet shkuar me kërkesa për Kosovën.Ndërkohë për transformimin e FSK-së, zëvendëskryeministri i Kosovës tha se vendi do ta ketë ushtrinë deri në fund të muajit të ardhshëm. Para strukturave të Nismës Socialdemokrate, kreu i partisë, tha se Nisma prodhon ide por ato po vonojnë të kuptohen dhe këto vonesa po e dëmtojnë Kosovës.

Sipas tij, njësojë po ndodh me çështjen e bisedimeve me Serbinë.

Ai tha se kanë rreth 30 kërkesa për Bashkimin Evropian.

Fatmir Limaj tha se nuk do të pranojnë më që Kosova të trajtohet ndryshe nga vendet e rajonit.

Ai garantoi që në bisedime do të ndryshoje qasja e Kosovës por edhe e ndaj saj. Limaj tha se Kosova është para tre çështjeve shumë të rëndësishme, siç është liberalizimi i vizave, anëtarësimi në Interpol dhe formimi i ushtrisë.

E për këtë të fundit tha se do të ndodhë deri në fund të muajit të ardhshëm.

Ndër të tjera, Limaj tha se nuk do të pranojnë asnjëherë një Republika Sprska në Kosovë.

Në tubim foli edhe Zafir Berisha, kryetar i Nismës në Prizren. Ai tha se Prizreni është qeverisur në mënyrën më të keqe për 10 vjet me radhë. Ndërsa kryetari i degës në Dragash, Fatmir Halili tha se Kosova po kalon në një situatë të vështirë dhe e quajti atë shtet të kapur.

Në këtë tubim, kreu u Nismës kërkojë nga bashkëpartiakët e tij që të thellojnë komunikimin e brendshëm dhe të shtrojnë kërkesat e tyre në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve më të mira për vendin.