Limaj: Taksa në ‘Rrugën e Kombit’ pengon lëvizjen e lirë të mallrave

Mbledhja e qeverisë së Kosovës ka nisur sot në orën 14:00.

Gjatë kësaj mbledhje, zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, duke folur për takimin e përbashkët me qeverinë e Shqipërisë, ka thënë se pala kosovare i ka shprehur shqetësimet palës shqiptare lidhur me taksën në ‘Rrugën e Kombit’, raporton lajmi.net.

Ai ka thënë se një taksë e tillë pengon lëvizjen e lirë të mallrave, dhe shpreson në mirëkuptimin e palës së Shqipërisë për të gjetur e një zgjidhjeje.

Mbledhja e radhës në mes Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë siç ka bërë të ditur Haradinaj do të mbahet më 26 nëntor.