Limaj si përreth lavdëron punën e Ministrisë së Shëndetësisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se numri në rritje i të shëruarve të prekur me COVID-19 në vendin tonë është lajmi më i mirë këto ditë.

Sipas Limajt, fatmirësisht, në mesin e të shëruarve është edhe miku i tij, Demir Bajra, njëherit kolegu ynë i partisë dhe asamblist në Kuvendin Komunal në Malishevë.

“Shërimi i Demirit dhe i shumë të tjerëve këto ditë, për familjet e tyre dhe për gjithë ne, kanë sjellë gëzim dhe shpresë. Lutem që sa më parë të shërohen të gjithë të prekurit nga ky virus. Ju shpreh mirënjohje mjekëve dhe të gjithë punëtorëve shëndetësor për punën fisnike që po bëjnë ditë e natë”, ka shkruar ai në Facebook.