Kryetari Nismës

Limaj shpreh ngushëllime për familjen e policit të vrarë sot në Istog

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vrasjes së policit Izet Demaj në Istog, gjatë përpjekjes për të parandaluar një grabitje të armatosur në Istog.

Limaj ka thënë se ky lajm e ka prekur atë dhe gjithë qytetarët e Kosovës.

Me këtë rast Limaj i ka shprehur ngushëllime familjes së Demajt, miqve dhe Policisë së Kosovës.

Në këto momente të vështira, Limaj ka thënë se bashkëndjejmë me familjen dhe miqtë e policit të vrarë.

Ai ka thënë se uron që rastet e tilla të mos përsëriten asnjëherë më në Kosovë.