Limaj reagon pas sulmit në Teksas: Bashkëndjejmë me familjarët e viktimave

Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas një sulmi të tmerrshëm në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku janë vrarë rreth 20 persona.

Limaj përmes një postimi ka thënë se bashkëndjenë me familjarët e viktimave të këtij sulmi të tmerrshëm. Ai u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe gjithë popullit mik amerikan.

“Bashkëndjejmë me familjarët e viktimave të një sulmi të tmerrshëm në El Paso, Teksas, ku u vranë mbi 20 persona të pafajshëm. Ua shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe gjithë popullit mik amerikan”, ka shkruar ai.

loading…