Limaj reagon pas ftesës së Speciales për Zafir Berishën

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas ftesës së Gjykatës Speciale për bashkëpartiakun e tij, Zafir Berisha.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, deklaroi se ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për bashkëluftëtarin e tij, Zafir Berisha, është në vazhdën e ftesave nga një gjykatë e cila me kohë është vlerësuar e padrejtë.

Ai në një postim në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook shkruan se asnjë gjykatë nuk do të arrijë ta njollosë luftën e shenjtë të UÇK-së dhe Zafir Berishës.

Postimi i plotë i Limjat pa ndërhyrje:

Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për mikun dhe bashkëpunëtorin tim, Zafir Berisha, është në vazhdën e ftesave nga një Gjykatë të cilën me kohë e kemi vlerësuar të padrejtë.

Pavarësisht kësaj, asnjë Gjykatë nuk do të arrijë ta njollosë luftën tonë të shenjtë. Unë kam besim në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Zafir Berishës.

Jam i bindur se Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe se drejtësia do të ngadhënjejë përballë shpifjeve.