Limaj: Rama s’është dashur ta dërgoj draftin e Asociacionit pa i konsultuar krerët e Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të cilin ua ka dërguar Gjermanisë dhe Francës.

Limaj tha se Rama ka gabuar që ka dërguar draft-statutin pa u konsultuar me krerët shtetëror të Kosovës.

“Rama nuk është dashtë ta bëjë dërgimin e draftit në ato adresa pa u konsultuar me shtetin e Kosovës. Për shkak të marrëdhënieve Kosovë- Shqipëri, është dashtë t’i njoftojë krerët shtetëror. Ka mundësi që nuk e kishin dëgju… Rama është dashtë ta njoftojë, nëse i mbyllet dera, por ta bëjë gjestin veprimin për propozimin, pastaj me drejtu në adresat e shteteve të fuqishme. Mungesa e këtij hapi, mendoj ka qenë veprim jo i duhur. Kosova nuk është Albin Kurti, Kosova e ka zotin e shtëpisë, duhet të konsultohet me të”, ka thënë ai nw RTV Dukagjini.

Tutje ai tha, se Rama nuk do të duhej të kontribuojë në tensionimin e raporteve Kosovë-Shqipëri.

Limaj kritikoi edhe pozitën dhe opozitën në Kosovë, se nuk “po e kuptojnë se në çfarë situate është vendi”.