Fatmir Limaj

Limaj pranon edhe një përgjegjësi shtetërore, e bëjnë kryetar edhe të një komisioni

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz me të cilin janë bërë ndryshime në përbërjen e Komisionit Ndërministror dhe do të kryesohet nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

Limaj ka edhe katër pozita të tjera të larta shtetërore.

Ai është koordinator i mbledhjeve të dy qeverive Kosovë – Shqipëri, kryesues i Delegacionit për bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë, zëvendëskryeministër i vendit dhe kryetar i Nisma Socialdemorakte.