Kryerari i Nismës

Limaj përfol projektet me krenari: Unë jam njeri i projekteve të mëdha, ëndrrat t’i bëj realitet!

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka hedhur një varg kritikash në adresë të kryeministrit Albin Kurtit.

Sipas tij, qeveria aktuale ka premtuar shumë, ndërsa nuk ka bërë pothuajse asgjë.

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Limaj e ka quajtur vetën njeri të projekteve të mëdha, ku ëndërrta i ka bërë realitet në të kaluarën kur ka qenë në pozitë.

“Unë jam njeri i projekteve të mëdha, unë ëndërrta i bëj realitet. Ne jemi disa njerëz të ‘vjetër’ që ëndrrën e njerëzve e bëjmë realitet, me këtë ide kemi punuar sa kam qenë në ministri të Transportit. Ëndrrën e njerëzve të mi, e kam bërë ëndërr timen dhe me gjithë bashkëpunëtorët jam munduar që të bëjmë realitet. E cila ka qenë ajo ëndërr: Që të bëjë një rrugë të mirë, që ta largojmë atdheun tim prej lloçit”, ka thënë Limaj.